Kandic: Kryeshefi i Shtabit gjeneral nuk ka parandaluar krimet në Kosovë

25.01.2012 (komentet: 0)

Presidentja për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic tha për Radio Europa e Lirë se shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral-lejtnant Lubisa Dikovic, nuk ka histori të qartë, duke u bazuar se ai ishte në detyrën e komandantit të Brigadës së 37 të motorizuar në Kosovë nuk ka evituar kryerjen e krimeve në zonën e cila ka qenë nën përgjegjësinë e tij.



"Provat mbi të cilat është bazuar aktgjykimi i Tribunalit të Hagës në rastin e "Milutinovic dhe
të tjerëve" dhe të mbijetuarit në rajonin e Drenicës, sugjerojnë se janë kryer shumë krime
të rënda dhe masive të luftës kundër civilëve shqiptarë në Drenicë, në zonën e cila ishte nën
përgjegjësinë e Dikovic", tha Natasha Kandiç .

Fondi , sipas saj, iu bëri thirrje autoriteteve që Presidentit serb Boris Tadic t’i sigurohen fakte
për veprimet e Dikovic gjatë luftës në Kosovë dhe të sillen dëshmitë e ICTY për krime të
luftës në zonën e tij të përgjegjësisë.

Kandic beson se Dikovic nuk e meriton të jetë shefi i gjeneral i shtabit dhe tha se aty ku ka qenë
Brigada e 37 e motorizuar, janë krimet kryera krime të tmerrshme, transmeton portal serb
Vesti online./Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment