Kanali i Panamasë, "Ura e Botës" mbush 100 vjet

01.02.2014 (komentet: 0)

Kanali i Panamasë është i gjatë 81,6 kilometra dhe kalon nëpër ngushticën e panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor. Gjerësinë më të madhe arrinë 350 m ndërsa në pjesën më të ngushtë është i gjërë vetëm 91.5 m. ka thellësi 13.7 m. Pas Kanalit të Suezit paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1914. Ky kanal e ndan Amerikën Veriore me atë Jugore.

 

 

 

Kanali i Panamasë që ndanë dy kontinente ai në fakt lidh dy oqeanet Atlantik dhe Paqësor  Kalimi i parë nëpër kanalin ujor  është inauguruar në vitin 1914 , në të cuilin  punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në vitin 1904, dhe sot  feston  100 vjetorin e hapjes së  tij. Nën administrimin e SHBA-ve ishte deri në vitin 1999. Mbrenda vitit nëpr këtë kanal kalojnë  14.000 anije.

Në vitn 1901 Shtetet e Bashkuara azrrijnë marrveshje me qeverinë kolumbiane (ku në atë kohë Panamaja ishte pjesë e Kolumbisë së Madhe)  për të ndërtuar dhe sistemuar kanalin për 100 vjet, por në 1903 qeveria e Kolumbisë përmbyset dhe nuk e ratifikohet marrëveshja.

Shtetet e Bashkuara protestuan në atë kohë dhe Panamaja u bë një Republikë e pavarur nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila i dha SHBA-ve  lejen për të administruar dhe filluar punën për ndërtimin e kanalit.

Më shumë se 75 mijë punëtorë punuar për 10 vjet për të realizuar ndërtimin e Kanalit, shumë prej tyre të ardhur nga Spanja dhe Italia. Rreth 25 mijë punëtor vdiqën gjatë punës, të infektuar edhe nga malaria dhe verdhza. Puna gjithashtu u ndërpre shpesh herë për shkak të shirave të forta tropikale.

Kanali i Panamasë është një nga veprat inxhinirike më të rëndësishme në Botë për sa i takon strukturës prej çimentoje, një nga metodat e papërdorura më parë deri atëherë. Në fillim të vitit 1914 kanali ishte gati. Anija e parë që kaloi aty transit ishte Ancon. Për Kanalin e Panamasë është projektuar projekti i ri nga SHBA-të, i cili do të fillojë të aplikohet në vitin  2015.

 

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment