Kacin: Srbisë i nevojitet kushtetutë e re

24.09.2012 (komentet: 0)

Raportuesi i Parlamentit Evrpian Kacin thotë se Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar 23 juridiksionin e Vojvodinës.

 

 

"Serbia ka nevojë për një akt modern kushtetues i cili do të lejojë decentralizimin, të  definoj Serbinë si shtet të qytetarëve  dhe do të lejojë komunitetet lokale që të marrin përgjegjësinë për zhvillim të shpejtë," tha Kacin  në një intervistë për për të përditshmen e Novi Sadit  "Dnevnik".

 

Duke vënë në dukje se Serbisë nga viti 2014 deri në vitin 2020 do të ipen  në dispozicion  rreth 1.5 miliard euro nga fondet e BE, ai tha se pritet që Vojvodina do të shfrytëzoj pjesën e saj të këtyre   parave, ndërsa  për  rajonet e tjera të Serbisë do të jetë shumë  vështirë, "për derisa ata nuk  janë të aftësuar  për  sfida të tilla" .

 

Kacin tha se çështja e Vojvodinës  është  hapur," qysh nga syprimimi i autonomisë në  vitit 1989", dhe theksoi se kjo do të jetë e hapur ,",për aq kohë sa  nuk arrin të sigurojë autonomi të mjaftueshme politike, administrative dhe ekonomike."

 

Me miratimi e Statutit të Vojvodinës "gjërat kanë filluar në fund të lëvizë nga vendi, por ka ende shumë punë për tu  bërë",  tha raportuesi për Serbinë dhe erdhi në përfundimin se, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa përgjegjësi të  krahinës ,  ndryshime në kushtetutën  republikane janë shum të domosdoshme.

/IKokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment