Kacin: Njohja e Kosovës nga Serbia - çështje afatgjate

06.09.2012 (komentet: 0)

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, mendon se çështja nëse Serbisë do t’i shtrohet kushti përfundimtar i njohjes së Kosovës, është tepër afatgjatë.

 Jelko Kacin

 

Kacin nuk dëshiron të përgjigjet direkt në pyetjen nëse për Serbinë do të jetë kusht përfundimtar njohja e ndërsjellë me Kosovën, siç ka sugjeruar kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz, pas takimit të së martës me kryeministrin serb Ivica Daçiq.

“Schulz flet në emër të vet, ai është një nga ne, deputetët evropianë, i cili është i pari në mesin e të barabartëve, ushtron atë funksion dhe për arsye protokollare ka pritur kryeministrin e Serbisë dhe kanë pasur pastaj çfarë të deklarojnë. Unë nuk mund të flas në emër të tërë BE-së, posaçërisht jo kur flasim për Kosovën, sepse pesë shtete të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën dhe kanë të drejtën për qëndrim ndryshe”, tha Kacin, raporton “Zëri i Amerikës” në serbisht, transmeton QIK-u.

Në konstatimin se në një moment, kur Serbia të gjendet para dyerve evropiane, a do të ketë rëndësi fakti se a e ka njohur ose jo Kosovën, Kacin është përgjigjur: “Nëse e pyetni studentin që sapo ka regjistruar studimet, se cilën temë do ta zgjedhë për punë diplome, askush nuk mund të përgjigjet në atë pyetje, andaj as unë dhe nuk guxoj të përgjigjem në emër të Serbisë e cila sapo po kërkon datën që të nisë negociatat për të hyrë në BE”. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment