Ka ndërruar jetë në SHBA veprimtari Ahmet Zherka

03.08.2016 (komentet: 0)

Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ahmet Zherka, ka ndërruar jetë dje, në New York.

 

Ahmet Hasan Zherka kishte lindur më 20 shtator 1933 në Zherkë të Malësisë Gjakovës, në Shqipëri.

Një kohë jetoi në Plavë-Guci e pastaj në Kosovë. Më 1967 emigroi në SHBA, ku u shqua për veprimtari në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës. Është edhe i biri i tij, Ilir Zherka, si një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, 26 vjet më parë, e cila pas luftës u shndërrua në ambasadë të SHBA.

Vetë Ahmeti mbahet në mend për vrasjen e një rusi në New York, pasi ia kishte shqyer para syve flamurin shqiptar. Për këtë akt e kishte arsyetuar edhe gjyqësori amerikan, duke mos e dënuar.
Sipas njoftimeve nga New Yorku varrimi i tij do të bëhet në qytetin ku vdiq më 6 gusht.

Kthehu mbrapa

Shto koment