Jozefina Topalli vizitë zyrtare në Japoni

16.04.2012 (komentet: 0)

Tokio, 16 prill 2012, -Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur për një vizitë zyrtare në Japoni, me ftesë të homologut të saj, Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.





Kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të pritet në një takim nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi, dhe pas takimit, dy personalitetet do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryetarja e Kuvendit do të pritet në takime të veçanta nga zv/Guvernatori i Mijagit, Masahiro Wako, si dhe Kryetarja e Bashkisë së Sendait, Emiko Okuyama.

Gjatë kësaj vizite, zonja Topalli do të vizitojë kompaninë e njohur SONY, si dhe kompani të tjera, ku do të ketë mundësinë për të promovuar potencialet investuese shqiptare dhe të ftojë këto kompani të investojnë projekte ambicioze në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë gjithashtu një takim me Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Kenji Hirata, e më pas një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase.

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja e Kuvendit do të vizitojë edhe zonën Higashi Matsushima e dëmtuar nga tërmeti dhe cunami biblik, në 11 marsin e vitit të shkuar

Kthehu mbrapa

Shto koment