Jovanovic - Dodik-ut: Në Kosovë s'mund të shkosh pa kërkuar lejën e Thaçit

02.02.2012 (komentet: 0)

Në Pres Qendrën e Tanjugut është mbajtur një debat i ashpër në mes të Presidentit të Republikës Serbe (RS) Milorad Dodik, dhe liderit të Partisë Liberal Demokratike (LDP) Cedomir Jovanovic. Arsyeja kryesore ishte deklarata e kreut të LDP e dhënë në një takim të Komitetit Qendror të kësaj partie, në të cilën thot se " Republika Srpska është krijuar me gjenocid."



Kjo deklaratë e ka fyer rëndë njeriun e parë të RS, i cili në duel me Jovanovic erdhi kinse për të dëgjuar kërkim falje, por kjo - nuk ndodhi! 

"Jovanovic, ju me këtë deklaratë keni fyer tërë Republikën Serbe dhe popullin që jetojnë atje! –shtoi Dodik i zemëruar. - 

"Nuk ka asnjë dokument relevant në të cilin qëndron një kualifim si gjenocid serb! Duhet t'ju kujtoj
se RS është krijuar në vitin1991 dhe e verifikuar në janar 1992. Krimi në Srebrenicë ka ndodhë në vitin 1995! RS është formuar para çdo konflikti, e bazuar në vullnetin e popullit, jo e krijuar në përpjekje për të kryer krime", ka thënë Dodik

Dodik: Nga Beogradi, po arrin akuza më të rënda se nga Silajxhiqi!

Jovanovic, dukshëm i nervozuar, duke mbajtur në dorë një dosje, në të cilën i ruan me
kujdesë të gjitha deklaratat e Dodikut që nga viti 1991. deri më sot, u përgjigj duke ia kthyer me
pyetjen:

"A nuk je ti ai, i cili në vitn 2008 në një intervistë në televizionin shtetëror ke thënë se
gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë? Unë kam këtu një dëshmi për këtë".

Me fytyrë të skuqur, kreu i RS thotë:

"Unë kam konstatuar se gjykata e kishte përcaktuar, por unë nuk jam duke thënë se unë
mbështeti atë që ka ndodhur. RS nuk e mbron askënd nga njerëzit që kanë kryer krime dhe
janë ndjekur penalisht për të, por kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit kanë kryer krime! Haris
Silajxhiq, i cili kërkoi për ta zhbërë RS nuk ka pasut guximin të pohojë se RS është krijuar në
baza gjenocidiale, por foli për krimin, ndërsa ju në Beograd flitni për këtë".

Jovanovic deklaroi përsëri se masakra në Srebrenicë është krimi më i madh Europë që
nga Lufta e Dytë Botërore:

Mile, si do të shkosh Kosovë?

I pyetur nëse do t’i vizitoj serbët e Kosovës në veri dhe çfarë mesazhi do t'i dërgonte -
të dalin në referendum apo jo – Dodik u përgjigj:

"Unë kam marrë tashmë një ftesë, sigurisht unë do të shkoj për t’i vizituar ata. Dhe ajo që
unë do t’iu them atyre për referendumin...do të shoh pasi të bisedoj me ta".

Në këtë Jovanovic iu përgjigj duke i thënë:

"Si mendon që të hysh në Kosovë? Duam ne ta pranojmë apo jo, Kosova është shtet i
pavarur! Sepse, kur ju shkoni atje, çfarë do të bëni? Ju do të duhet ta thirrni Thaçin për të
pyetur nëse do t’ju lejoj të hyni".

"Është çështje e imja se si do të hyjë në Kosovë. Por, ta dini se unë nuk kam asgjë
kundër të takohem edhe me ndonjë njeri nga strukturat e Kosovës", përgjigjet Presidenti i RS.

Pas përfundimit të këtij debati në të cilin morën pjesë Kreu i LDP Cedomir Jovanovic,
Presidenti i Republikës së Serbe tgë Bosnjes Milorad Dodik, Lëvizja për jetën Dveri në Serbi njoftoi se do të kërkojë ndalimin e veprimit të Partisë Liberale Demokratike të Cedomir Jovanovic'it./Përgatiti: Ismet Azizi/Info-sot/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment