Josipoviq: janë ftuar shtetet sovrane, ndër to edhe Kosova

16.06.2013 (komentet: 0)

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka deklaruar sot se në kremtimin e hyrjes së Kroacisë në BE , më 30 qershor janë ftuar të gjitha shtetet sovrane, ndër to edhe Kosova. "Të gjithë fqinjët dhe kryetarët e tyre, ndër ta edhe kryetari serb Tomislav Nikoliq, janë të mirëseardhur, ndërsa ata që do të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe, do të kenë, jam i sigurt, knaqësi të madhe”, ka thënë Josipoviq para gazetarëve në qytetin kroat, Rijekë, ka transmetuar agjencia kroate e lajmeve Hina.

 

Në këtë mënyrë ai është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për mosardhjen eventuale të presidentit të Serbisë, Nikoliq, në kremtë për shkak të ftesës që i është bërë Kosovës. 

Josipoviq ka përsëritur se Kroacia ka “rregulla të qarta” dhe “janë ftuar të gjitha shtetet sovrane, ndër to edhe Kosova”, raporton Koha.

Kthehu mbrapa

Shto koment