Josipovici s’do me ia pa sytë Nikolicit
03.06.2012 (komentet: 0)
Do të duhej të ishte një takim nga i cili fotografitë do ta “shëtisnin” rajonin e ndoshta edhe botën: kryetarët e shteteve të Evropës Juglindore, mbi të gjitha liderët e vendeve që dikur ishin në luftë - si Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina - duhej të shkonin bashkë në shenjtoren katolike në Megjugorje, në manastirin ortodoks të Zhitomislicës, në vendet e kultit islam si dhe në një teqe sufiste në Bllagaj.
Arsyeja kryesore për këtë “dështim” është se Presidenti kroat, Ivo Josipovic, nuk donte të jetë në një takim ku prezent është edhe Tomislav Nikolici.
Takimi është menduar të jetë si një manifestim i bashkëpunimit në rajon. Por, pas zhvillimeve të fundit politike në rajon, takimi i kryetarëve të Kroacisë dhe të Serbisë hëpërhë duket të jetë mision i pamundur
Shto koment