Jahjaga, e treta më e paguara në rajon

26.08.2014 (komentet: 0)


 
Sa i përket presidenteve të rajonit, Atifete Jahjaga radhitet e treta, pas presidentit të Kroacisë dhe atij të Bosnjës. Paga e Jahjagës është 2,873 euro në muaj. Po ashtu presidentja e vendit në bankë ka të deponuar 71 mijë euro, derisa pasuri të paluajtshme nuk ka deklaruar.

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegvinës, Bakir Izetbegoviq është presidenti i dytë më I paguar në rajon. Ai në muaj merr pagë 3.185 euro, derisa në vendin e parë është presidenti kroat, Ivo Josipoviq me 3.249 euro.
Kur bëhet fjalë për presidentët e rajonit, Tomisllav Nikoliq i Serbisë, është nder më të varfrit. Ai në muaj merr 1.273 euro, mirëpo sa i përket pasurisë nuk duket edhe keq. Nikoliq posedon banesë prej 194 metra katrorë, si dhe tokë prej 14 hektarësh. Ai ka edhe para në bankë, si dhe dy vetura, një Audi A6 dhe një Lada Niva.
Josipoviq, numër 1
 
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq përfiton goxha shumë. Ai në muaj si president merr 3249 euro, ka banesë, zyrë dhe në bankë të kursyera gati 300 mijë euro. Presidenti malazez, Filip Vujanoviq merr pagë 1649 euro, ka banesë prej 157 metrash katrorë, shtëpi dhe aksione në kompaninë HLT Fond.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka pagë 1500 euro, banesë 75 metra katrorë dhe kursime në bankë 100.618 euro.

Kthehu mbrapa

Shto koment