Jacobson në ceremoninë e diplomimit të 42 anëtarëve të komandës policore

30.11.2012 (komentet: 0)

Në një ceremoni solemne në Shkollën Ndërkombëtare të Stafit Policor dhe Komandues, ambasadorja amerikane në Kosovë, Trejsi Xhejkobson (Tracey Jacobson), do t’u drejtohet të pranishmëve me rastin e diplomimit të 42 anëtarëve të kursit të stafit dhe komandës policore, që përfunduan programin e trajnimit, të sponsorizuar nga Shkolla e Northwestern University për stafin dhe komandën policore.

Jacobson në ceremoninë e diplomimit të 42 anëtarëve të komandës policore


Të diplomuarit janë shtetas nga: Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Kursi Stafit dhe Komandës Policore përgatit zbatuesit e ligjit në një numër të fushave që përfshijnë: menaxhimin e projektit, përgatitjen e buxhetit, menaxhimin e trafikut, alokimin e resurseve, etikën, sjelljen organizative dhe komunikimet. Studentët kan përfunduar një program dhjetë javor

Kthehu mbrapa

Shto koment