Ja sa evropianë kanë shkuar në xhihad

13.01.2015 (komentet: 0)

Drejtori i organizatës së policive evropiane EUROPOL vlerësoi të martën se në xhihad në vende si Siria, kanë shkuar 3,000 deri në 5,000 qytetarë nga vendet evropiane, të cilët do të mund të paraqisnin kërcënim kur të kthehen në vendet e tyre.

Drejtori i EUROPOL-it, Rob Wainwrighte, duke u përgjigjur në pyetjen e Komisionit për punë të brendshme të parlamentit britanik, tha se bëhet fjalë për 3,000 – 5,000 qytetarë të BE-së që kanë shkuar për të luftuar në anën e xhihadistëve në Lindjen e afërt.

“Natyrisht, kemi punë me numër të madh kryesisht njerëzish të rinj, të cilët kanë mundësinë të kthehen dhe mundësinë, qëllimin apo aftësinë për të kryer sulme si ai që ndodhi në Paris javën e kaluar”, tha ai.

EUROPOL-i nga shërbimet nëpër vende të ndryshme të BE-së tashmë ka grumbulluar emrat e 2,500 personave të dyshimtë, njofton agjencia e lajmeve AFP, transmeton lajmi.net.

Wainwright ka sinjalizuar se “mediet sociale paraqesin mjet rekrutimi” dhe se janë “mjet propagande”, duke vlerësuar se interneti shfrytëzohet në “mënyrë më agresive” sesa më parë.

“Duhet të kemi bashkëpunim më të ngushtë dhe më produktiv ndërmjet autoriteteve dhe kompanive teknologjike”, shtoi ai. 

Kthehu mbrapa

Shto koment