Izraeli do të sulmojë Iranin në 1 tetor

15.08.2012 (komentet: 0)

Për Izraelin, sulmi kundër Iranit do të nisë në vjeshtë, ndoshta në tetor. Të premten, në faqet e para të shtypit izraelit përmendej një raporti i "National Inteligence Estimate", ku paralajmerohej se prej qershorit deri më sot, aftësitë bërthamore të Iranit janë shtuar.

 

Madje ka dhe një datë, 1 tetori që burime izraelite e cilësojne të sigurt. Pikërisht këtë dite, Teherani do të ketë 250 kg uranium të pasuruar deri në masen 20 %, përtej kufijve të lejuar.

Kjo sasi është e mjaftueshme për të prodhuar dy apo katër "superbomba", për t'i montuar në raketat e reja "Shahab3" dhe për t’i lëshuar më larg se 1300 km, deri në shkretëtirën Negev apo në centralin bërthamor të Dimones, ku shteti hebraik ka prodhuar arsenalin e tij të fshehte.

Ështe kjo vetëm një strategji për të ushtruar presion ndaj perëndimit apo ekziston frika se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë një pengesë për një zgjidhje ushtarake?

Sinjalet e deritanishme janë kontradiktore. Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Benny Gantz, parashikon "fronte të shumëfishtë". Ushtria dyfishon për ushtarët të ashtuquajturat ushqimore "racionet k" si dhe përgatit sistemin e sms-ve në katër gjuhë.

Përmes tyre do të njoftohen izraelitët për sulmet e mundshme. Sipas sondazheve, 35% e opinionit publik përkrah sulmin pa mbështetjen e domosdoshme politiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Nëse zyrtareve izraelite do t’i bëhej një pyetje, se çfare do të ndodhte ditën tjeter pas sulmit, përgjigjia do të ishte e njëjte; Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe në këte rast pasojat do të ishin të frikshme.

Me shume se 500 të vdekur, të pakten siç parashikon ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak. E po njesoj do të pergjigjeshin edhe diplomatët amerikanë. Nëse Izraeli godet përpara 6 nëntorit, ata parashikojnë që Obama, në fund të fushatës zgjedhore, nuk mund të mos i qëndroje në krah Benjamin Netanjahut, transmeton TCH.

Dhe për këtë presionet e Uashingtonit janë të mëdha. Për të arritur reaktoret bërthamore të Ahmadinexhadit, jane tre korridore ajrore, por njeri po mbyllet, ai i Arabise Saudite, që megjithëse dy vjet më parë i kishte vënë në dispozicion, por tani rimendon. Madje paralajmeron izraelitet që nuk do të lejojë fluturime pa "zgjidhje te miratuara".

Kthehu mbrapa

Shto koment