Ivica Daçiq ia ka ndaluar xhandarmërisë betimin për Kosovën

01.07.2012 (komentet: 0)

Mandatari për Kryeministër dhe Ministrit aktual i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ia ka ndaluar njësisë së xhandarmërisë që të betohet për Kosovën.

 

Xhandarmëria, e cila është njësia më e madhe e policisë serbe , ditën e betejës së Kosovës , 28 qershorin e ka  shpallur si ditë  të njësisë  së saj dhe këtë datë, e cila përndryshe  festohet si festë ortodokse  e Vidovdanit, e ka marrë si  ditë të veten  festive.  Në të  njëjtën ditë, në një ceremoni  në qendrën policore  "Makis" në Beogard është lexuar  betimi  e kësaj njësie  i cili  flet për luftën për Kosovën, ndërsa ditën e dytë  në vijim  Daçiç ka ndaluar përdorimin e këtij  betimi.

Ai theksoi se teksti i betimit mund të përbëjë një alibi për të dyshuar në orientimin evropian të qeverisë së ardhshme të Serbisë. Daçiç tha se Zhandramerija është në shërbirm të qytetarëve dhe jo siq theksoi të krijon  probleme në Ballkan.

"Asnjë njësi  e policisë dhe ushtrisë nuk do të bëjë asgjë pa dijen  oficerëve dhe organeve përkatëse. Nuk është himn zyrtar dhe as nuk ekziston. Unë nuk e kam miratuar, as nuk e  kam nënshkruar. Mendoj se nuk duhet të përdoret. "tha Daçiç.

Autor i tekstit të diskutueshëm është Bratislav Dikiç, komandant i xhandarmërisë dhe njëri  nga bashkëpunëtorët e parë të policisë serbe  të Ivica Daçiqit. Xhandarët serbë në tekstin e përmendur  betohen për të fituar ose të vdesin me nder për  Serbinë , e cila gjëja se nuk nuk do të kziston pa  Kosovën.

Zëdhënës  xhandarmërisë  Puzoviq , tha me këtë rast për mediat e Beogradit se kjo është një metaforë e pastër.

/Ikokajpress/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment