Itali: Shkapërderdhja e shkëmbinjve shkaktojnë dëme marramendëse

29.01.2014 (komentet: 0)

Alterimi (Tjetërsimi, shkapërderdhja) shkaktohet nga ndryshimi i temperaturave gjatë ditës dhe natës, dhe në stinët e vitit shkëmbinjtë që janë në kontakt me ajrin shkatërrohen dhe imtësohen. Me bymimin dhe tkurrjen e mineraleve që i përbëjnë shkëmbinjtë, gjatë amplitudave të temperaturave ditore të larta, në zonat e shkretirave tjetërsimi është më intensiv se në pjesët e tjera të sipërfaqes së Tokës. Tjetërsimi është i pranishëm edhe në viset të tjera me klimë të mesme. Shkëmbinjtë këtu shkatërrohen kryesisht nën ndikimin e amplitudave të temperaturave, ngrirjes së ujit–akullit në plasaritje të shkëmbinjve.

Një shkapërderdhje  befasuese e shkëmbinjëve pamjet që shihen tregojnë pasojat nga rënia e disa shkëmbinjve në veri të Italisë.

Rreth 4 mijë metra kub shkëmbinj u shkapërderdhën duke shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimin Tramin të Italisë veriore para një jave  më 21 janar.

Një shkëmb gjigand u rrokullis përmes një shtëpie 300 vjeçare, duke shkatërruar edhe vreshtin.

Dëmet kapin disa miliona euro. Askush nuk është plagosur nga shkapërderdhja - tjetërsimi  i shkëmbinjve, por zona është evakuuar pasi gjeologët druhen se ekziston rreziku për shkapërderdhje  të tjera.

Video

Kthehu mbrapa

Shto koment