ISIS krijon “Brigadën e Ballkanit”, rekruton 20 ushtarë të gatshëm për luftë

01.09.2014 (komentet: 0)

ISIS
 
Militantët nga shteti Islamik ISIS, e cila në planin e saj 5-vjeçar synonte nënshtrimin e Serbisë, në Kosovë dhe në zonën e Sanxhakut kanë rekrutuar më shumë se 20 njerëz. Mediat serbe raportojnë se këta janë të gatshëm, në çdo moment, për të udhëhequr një “luftë të shenjtë” dhe të kryejnë sulme terroriste.

“Terroristët e shtetit islam janë në kontakt të vazhdueshëm me përkrahësit në Serbi, Bosnjë dhe Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Ata u urdhëruan që të jenë të gatshëm për veprim”, thuhet në një letër të ISIS dërguar ambasadës serbe në Damask.
Por sipas analistit politiko-ushtarak Milovan Drecun bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Brigada e Ballkanit”. Drecun ka paralajmëruar se kërcënimet duhen të merren seriozisht, sepse ISIS ka kapacitet për t’i arritur ato dhe shtoi se lideri i kësaj dege është nga Kosova.

Kthehu mbrapa

Shto koment