ISH-PJESËTARËT E MUP-IT SERB NË KOSOVË NESËR NË PROTESTË

20.09.2015 (komentet: 0)

Ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Kosovë, që kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre, kanë paralajmëruar për nesër protestë në Mitrovicën veriore.

Ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Kosovë, që kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre, kanë paralajmëruar për nesër protestë në Mitrovicën veriore, e pas kësaj edhe bllokadë njëorëshe të vendkalimit kufitar Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Tanjug-u.

Përfaqësuesi i këtyre punëtorëve Rajko Shekullarac i ka thënë agjencisë beogradase se në orën 11 do të mbahet protestë para ndërtesës së Zyrës serbe për Kosovën në Mitrovicë, ndërsa pas kësaj për një orë do të bllokojnë vendkalimin në Jarinjë.

Shekullarac ka thënë se rreth 800 punëtorë të MUP-it serb nga Kosova kërkojnë që statusi i tyre i punës të rregullohet konform ligjeve të Serbisë.

.

Rreth q.200 policë dhe punëtorë të MUP-it serb në Kosovë janë pensionuar në vitin 2013, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së parë të Brukselit, kur Qeveria serbe ka miratuar vendimin për pezullimin vendeve të punës policëve në Kosovë dhe që ata ne pajtim me një urdhër të veçantë t ë pensionohen, njofton agjencia. 

Kthehu mbrapa

Shto koment