Ish i burgosuri politik i vë flakën vetes në Tiranë (video)

08.10.2012 (komentet: 0)

Ish i përndjekuri politik, Gjergj Ndreca, i ka vënë flakën vetes.




Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që ish të burgosurit e tjerë kanë ndërhyrë me urgjencë për ta ndihmuar e për të shuar flakët.

Mësohet se ai për këtë akt ka përdorur benzinën.

Për shkak të plagëve është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ish të burgosurit politikë ndodhen prej 16 ditësh në grevë urie, nga e cila kanë kërcënuar se nuk do të dalin gjallë, pa marrë më parë garancinë që gjithë kërkesat e tyre, që lidhen së pari me dëmshpërblimin, të gjejnë zgjidhje.

Kthehu mbrapa

Shto koment