Irani mund të krijojë armë atomike “brenda një viti”

30.01.2012 (komentet: 0)

Washington, 30 janar - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, tha se, bazuar në pritjet e analistëve, Irani mund të zhvillojë armë bërthamore brenda një viti, nëse Republika Islamike vendos ta bëjë një gjë të tillë.



Duke folur për mediat amerikane, Panetta tha se Iranit do t’i duhen edhe dy-tre vjet të tjerë për të prodhuar raketa apo mjete të tjera që do ta çonin armën në objektivin e caktuar, raporton REL.

Ai përsëriti se SHBA nuk do që Irani të krijojë armë bërthamore. Panetta e quajti këtë një “vijë të kuqe” edhe për Amerikën, edhe për aleatin e saj - Izraelin.

Kreu i Mbrojtjes amerikane theksoi se SHBA do të ndërmarrë “çfarëdo hapash të nevojshëm

Kthehu mbrapa

Shto koment