50 GRADË NË BANJALLUKË (FOTO) -nëse del e vërtetë?

29.07.2013 (komentet: 0)

Rajoni i Ballkanit Perëndimor sot është pushtuar nga një mot tropikal, me temperatura që kanë shkuar deri në 50 gradë Celsius?

Termometri në sheshin Krajina, në Banjallukë, të cilat sot i xhiroi televizioni lokal Alternativna TV, tregonte se temperatura e ajrit në këtë qytet kishte arritur plotë 50 gradë Celsius.

 

 

Temperaturë pak më e ulët u regjistrua në parkun Petar Kocic, në po këtë qytet, ku sipas ekipi të njëjtë televiziv, temperatura ishte 43 gradë.

Ndryshe, temperaturat e sotme në Banjallukë ishin më të lartat në rajon gjatë kësaj vere.

Përndryshe, ‘meteoalarmi i kuq’ sot ka vlejtur për gjithë territorin e BeH’së, në shumë qytetet të të cilit vend janë shënuar temperatura që kalonin 40 gradë. Po ashtu, edhe në luginëe lumit Moraça, në Mal të Zi, zhiva në termometër arrit deri në 42 gradë Celsius,, aq sa u regjistrua edhe në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Ndryshe, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në këtë vend ishte ajo e 24 gushtit 2007, kur zhiva në termometër tregonte 44.2 gradë.

Temperatura të ngjashme tropikale mbretëruan sot edhe në vendet e tjera të rajonit, si në Shqipëri, Maqedoni, e Serbi, ku po ashtu u regjistruan temperatura që kaluan nivelin 40 gradë. Sipas parashikimeve, nesër mbrëma pritet një ulje e temperaturave, kur është e mundur të ketë edhe erë të lehtë nga veriu, e cila, sipas meteorologëve, mund të ulë temperaturat për disa gradë.

Kthehu mbrapa

Shto koment