5 miliradë franga në vit për ushtrinë zvicerane

24.03.2013 (komentet: 0)

Dy të tretat e ushtarëve zviceranë nuk kanë pajisje komplete ushtaraka. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur për rritjen e fondeve për shpenzimet ushtarake.


Këtë herë Parlamenti Nacional ka dalë kundër Këshillit Federal, i cili kërkonte shkurtimin e shpenzimeve për ushtrinë.

Me 99 vota për, kundër 66 e 8 abstenime deputetët kanë miratuar një mocion të Komisionit të tyre të Politikës së Sigurisë, i cili i kërkon Qeverisë ta rritë kufirin e shpenzimeve vjetore për ushtrinë në 5 miliardë franga. Çështja i është proceduar tashmë Dhomës së Kantoneve.

Kthehu mbrapa

Shto koment