39 të vdekur nga sulmi terrorist në një klub nate në Stamboll

01.01.2017 (komentet: 0)

 

39 të vdekur, njëri polic, dhe 69 të plagosur është bilanci i një sulmi terrorit të kryer në një klub nate në lagjen Ortakëj (Ortaköy) të Stambollit.

 

39 të vdekur nga sulmi terrorist në një klub nate në Stamboll

 

 

Njoftohet se sulmi është kryer nga një person i veshur me kostumin e Babagjyshit të Vitit të Ri, i cili mendohet se pasi qëlloi me breshëri mbi njerëz është përzier me turmën e shokuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin (Vasip Şahin), në deklaratën e parë që bëri në lidhje me sulmin tha se një terrorist me armën automatike që kishte me vete në fillim qëlloi mbi policin dhe një qytetari që priste para derës së hyrjes së klubit dhe pastaj hyri brenda dhe me një egërsi të paparë qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me breshëri mbi njerëzit e pafajshëm që kishin shkuar atje për të festuar ardhjen e vitit të ri dhe për t’u argëtuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojllu (Sülejman Soylu) tha se vazhdojnë punimet për kapjen e terroristit që ka bërë sulmin.

Janë identifikuar 20 personat që kanë humbur jetën në këtë sulm terrorist, nga të cilët 15 janë shtetas të huaj, sqaroi Sojllu duke shtuar se vazhdojnë punimet për identifikimin e viktimave të tjera.

Kurse ministri i Shëndetësisë, Rexhep Akda (Recep Akdağ) bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme vizituan të plagosurit në spital. Në deklaratën që bëri këtu ministri Akda tha se gjendja shëndetësore e 4 nga 65 të plagosurit gjithsej që janë shtruar në spital, është e rëndë.

Në mesin e të plagosurve ka edhe shumë shtetas të huaj, tha Akda.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan është informuar nga autoritetet përkatëse në lidhje me sulmin terrorist.

Erdoan realizoi biseda telefonike me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Prefektin e Stambollit Vasip Shahin dhe Prokurorin e Stambollit Irfan Fidan.

Presidenti Erdoan tha ishte hidhëruar shumë nga kjo ngjarje dhe i ndoqi nga afër zhvillimet e mëvonshme duke marrë informacione edhe mbi humbjet e jetëve dhe gjendjen e të plagosurve.

Kthehu mbrapa

Shto koment