Viti 2014 vit ideal për ndryshimin e kursit politik në Kosovë.4,4

03.01.2015 (komentet: 0)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep 4 ishte Selimi mendon se viti 201vit ideal për ndryshimin e kursit politik në Kosovë.

“Është shumë e dhimbshme që 15 vjet pas përfundimit të luftës, është shume vështirë për ta besuar por është krijuar një situatë politike që i ngjan situatës së para luftës, situatës më të rëndë të shqiptarëve në gjysmëshekullin e fundit siç kanë qenë vite"

Hapi i parë kishte ndodhur me formimin e Bllokut, që kishte synim largimin e PDK-së nga pushteti.

Por, kërkesa e LDK-së për ridizajnim të marrëveshjes me të cilën Ramush Haradinaj i AAK-së ishte nominuar kryeministër më 10 qershor, pas vendimit të partnerëve të koalicionit për heqje dorë nga kryeparlamentari, prishi gjithçka.
Megjithëse nuk funksionoi, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes thotë në një intervistë për “Politiko.net” se Blloku ishte një tregues se vendi mund të ndryshojë, pavarësisht se ndryshimi nuk ndodhi. “Njëra nga veçoritë me të cilën do ta karakterizoja vitin 2014 është mundësia e pamundësuar për ndryshim të kursit të shtetit në Kosovë, për shkak se ky vit ishte shumë i vështirë, vit me vendime të vështira, por jo të harrohet fakti se ne kishim një mundësi për ta ndryshuar kursin e zhvillimit të shtetit dhe kjo nuk u shfrytëzua. Kështu që do ta vlerësoja me një fjali të shkurtër se ky ishte vit i mundësisë për ndryshim, por nuk solli ndryshimin. Ishte një situatë për ta krijuar mundësinë dhe mundësia që u krijua kishte meritorët e saj. Ky ishte një tregues se vendi mund të ndryshojë pavarësisht se ndodhi kështu”, shprehet Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se për herë të parë u krijua një shumicë e mbështetur në dy marrëveshje politike. “Ajo që ishte me rëndësi është se u krijua një situatë politike e cila ishte në favor të mbrojtjes së kushtetutshmërisë së Kosovës, mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës përballë disa fenomeneve dhe dukurive apo ngjarjeve zhvilloheshin nga udhëheqës tjerë në bisedimet me Serbinë”, ka deklaruar Selimi.
Rexhep Selimi deklaron se fajtorët për prishjen e marrëveshjes dihet se kush janë. LDK, sipas tij, e ka marrë përgjegjësinë mbi supe për ta vazhduar qeverisjen e keqe.
“Pse nuk ndodhi kjo dihet. Faktet janë kryeneçe, për gjërat që çoi në prishjen e Bllokut politik, janë protagonistët të cilët e kanë marrë përsipër prishjen e këtij Blloku. Nuk kemi nevojë të bëjmë me gisht në drejtim të askujt, pasi ata e kanë marrë vetë përsipër prishjen e këtij Blloku për t’u bërë bashkë me një partner që e kanë zgjedhur si partner politik për ta formuar Qeverinë e Kosovës. Pra, nuk ka nevojë ta fajësojmë LDK-në, sepse fajin vetë LDK e ka marrë përsipër për ta marrë përgjegjësinë për të mos e ndryshuar kursin e zhvillimit të shtetit në Kosovë”, ka thënë ai.
Ikja e të rinjve nga Kosova në drejtim të Hungarisë e kanë shqetësuar gjithashtu deputetin e Vetëvendosjes. Rexhep Selimi thotë se largimi masiv i qytetarëve është i dhimbshëm. Sipas tij, Kosova po zbrazet dhe njerëzit po ia kthejnë shpinën atë që e duan më së shumti.

Kthehu mbrapa

Shto koment