22 vite nga referedumi për autonominë e Sanxhakut
12.11.2013 (komentet: 0)
Një nga veprimet më të rëndësishme që ka bërë në vitet e para të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Muslimanëve të Sanxhakut ishte referendumi për autonomi për Sanxhakun. Referendumi u zhvillua gjat periudhës prej 25 në 27 në tetor 1991. Nga gjithsej 264.156 votues në referendum morën pjesë 187 473 ose 70,19 përqind e elektoratit , prej të cilëve 183.302 votues ( ose 98,90 për qind të votusëve ) votuan për autonominë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë bashkimi me njëren nga republkat e ish Repulikës Socialiste Federativë të Jugosllavisë ( RSFJ) .
Ismet Azizi
Bazuar në rezultatet e referendumit Kuvendi i Këshillit Kombëtar i Myslimanëve të Sanxhakut , më 11 janar të vitin 1992 miratoi vendosjen e një statusi të veçantë për Sanxhakun , si një zgjidhje optimale për popullin boshnjak në këtë hapësirë. Në bazë të zgjidhjeve të tilla , dhe në përputhje me rekomandimet e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë, Këshillit Kombëtar i Boshnjakëve të Sanxhakut ( BNVS ) , pak më vonë, më 6 qershor të vitit 1993 , u miratuar në Novi Pazar , memorandumi për themelimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun. Në Memorandum posaqërisht u nënvizua rëndësia e një zgjidhje të drejtë dhe paqësore të statusit të popullësisë Boshnjake të Sanxhakut, duke kontribuar në vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe të sigurisë në këtë pjesë të Evropës , si dhe të kontribuojë në demokratizimin e përgjithshëm të pjesës së mabetur të Jugosllavisë , e që ishte si një nga kushtet për njohjen e RFJ-së dhe heqjen e sanksioneve , kështu Sanxhaku u bë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Memorandumi parashihte autonomi për Sanxhakun në ish Republikën Federale të Jugosllavisë gjegjësisht të Serbisë dhe Malit të Zi .
Qëndrimi për krijimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun ishte bazë për negociatat mes KKB (BNVS) me ko- presidentët e Konferencës së Paqes mbi Jugosllavinë , Sajrus Vens dhe Dejvid Ouen , dhe kryetarin e Grupit për pakicat Gert Arens dhe Presidentin e Grupit për Sanxhakut Gert Arensin pran konferences së Gjenevës Marcel Reyo, si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar .
Burimi : Monografia "Boshnjakwt e Sanxhakut")
Shto koment