2030 – shtohen shqiptarët, pakësohen maqedonasit

10.04.2012 (komentet: 0)

Për dy dekadat e ardhshme në Maqedoni do të ketë zvogëlim të konsiderueshëm të numrit të popullsisë maqedonase, ndërsa do të ketë rritje të popullsisë shqiptare.

 

Kjo bëhet e ditur në një analizë të publikuar “Trendet natyrore të popullsisë në 2010”, të përgatitur nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Sipas kësaj analize, deri në vitin 2030 numri i maqedonasve do të pakësohet me 103.660 banorë, ndërsa shqiptarët do të shtohen me rreth 100 mijë banorë.

Trende të shtimit të popullsisë do të ketë edhe tek komuniteti minoritar turk me 12.600 banorë, ndërsa romët me rreth 27 mijë banorë.

ESHS vlerëson se shqiptarët si komunitet kanë rritje të jashtëzakonshme brenda kësaj periudhe dhe ajo do të vijojë.

Analiza e publikuar shpreh shqetësime lidhur me trendet e uljes së numrit të popullsisë maqedonase, sidomos në zonat Prilep, Manastir, Shkup, Tetovë, Veles, Gostivar, Ohër, Kumanovë, etj.

Profesorët universitarë për demografi vlerësojnë se ky trend i pakësimit të popullsisë ndodh për shkak se shteti nuk ka politikë për zhvillimin e popullsisë.

Në një hulumtim tjetër të publikuar ditë më parë nga Byroja Ndërkombëtare për Popullsi thuhet se popullsia në Maqedoni për katër dekada do të zvogëlohet për 9 për qind. /ina/

Kthehu mbrapa

Shto koment