110 të vdekur nga moti i ftohtë në Europë

02.02.2012 (komentet: 0)

Viktimat e të ftohtit Arktik në Europë kanë mbërritur në 110, gati gjysma e të cilëve vetëm në Ukrainë, ku 43 vdekjet janë shënuar brenda 5 ditëve.



Ish-Republika Sovjetike po përjeton dimrin më të ashpër prej vitesh. Gjate natës temperaturat kanë zbritur në minus 33 gradë celsius dhe qindra tenda me ngrohje jane ngritur per te pastrehet. "Thone se keshtu do te jete i gjithe shkurti dhe gjysma e pare e marsit, ndaj duhet te pergatitemi", rrefeu per AFP nje burre i identifikuar thjesht si Viktor, i cili jeton rrugeve te Kievit.

Temperaturat rekord nen zero ne disa pjese te Europes Lindore kane detyruar gjigantin rus te naftes Gazprom te paralajmeroje per furnizimin e kontinentit te vjeter me gaz. Burime prane kompanise qe siguron 25% te gazit te importuar europian, thone se kane me shume kerkesa nga sa munden praktikisht te realizojne. Europa ka shijuar nje mot relativisht te bute deri fundjaven e kaluar, por nje mase te ftohti siberian, e shoqeruar me erera te acarta dhe debore, i dha fund ketyre diteve.

Rrjeti i gadishmerise per motin, Meteo-alarm, paralajmeroi per kushte ekstremisht te rrezikshme ne disa pjese te Europes Lindore, perfshire Serbine, ku nje person i katert humbi jeten gjate nates nga ngricat.Forcat e sigurise aty dhe ne Bosnje fqinje kane perdorur helikopteret per te derguar ndihma ushqimore ne zonat e izoluara nga debora.

Reshjet e dendura te kesaj te fundit kane prekur edhe jeten e perditshme te banoreve ne disa qytete te Turqise, ku ka patur kaos te trafikut e bllokim te rrugeve. Shume fluturime jane anulluar apo kane patur vonesa ne aeroportin e Stambollit. Termometri ka shenuar nivelin rekord te -30 gradeve celsius ne Bullgari, ku sipas te perditshmes vendase Trud, ne kryeqytetin Sofje kane ngrire deri dhe bankomatet. 8 vete kane vdekur nga i ftohti në Sofje dhe 14 te tjere ne Rumani, transmeton TCH. Temperatura nen zero e ngrica kane shenuar edhe Polonia, Hungaria Sllovenia, Belgjika e Hollanda.(INFOSOT) 

Kthehu mbrapa

Shto koment