100 vjetori i okupimit të Plavës e Gucisë dhe Sanxhakut apo dita e shtetësisë së Malit të Zi ?

14.07.2012 (komentet: 0)

Mali i Zi dje shënoi Ditën Kombëtare (shtetësisë), për të përkujtuar 13 korrikun e vitit 1878 , kur nga Kongresi i Berlinit u njoh si shtet i pavarur. Ambasadori i Malit të Zi në në Sarajevë Dragan Gjuroviq me këtë rast priti mysafirët të shumt në hotel Evropa të Sarajevës.

 

 

Në shikim të parë, asgjë e pazakontë, asgjë e çuditshme, megjithatë, jo çdo gjë ishte vetëm aq ...

 

Në 15 ditët e fundit, për habinë e sanxhakljinjëve të  shumtë në Sarajevë, disa aktivistë dhe anëtarë të Shoqatës së qytetarëve me origjinë nga Sanxhakut, në emër të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadoriti  të Malit të Zi në Bosnjë, në mënyrë aktive ka marrë pjesë në përgatitjen dhe organizimin  e ceremonisë  dhe kanë  bërë thirrje anëtarëve të vet për të festuar Ditën Kombëtare (shtetërore ) të Malit të Zi. Me këtë rastë më së shumti janë dalluar  veçanërisht prof.Muamer Kaliq, Erol Ramusoviq, prof. Ismet Kurtagiq, PhD Rexho Dizdareviq, Nermin Ramiçeviq, Smajo Fetahoviq dhe Rizvan Haliloviq.... 

Në këtë drejtim, aktivistët e rinj të Lidhjes për  Sanxhakun, të njëjtën ditë para  hotelit dhe në shetitoret e shumta të Sarajevës kan shpërnda  rreth 8000 fletëpalosje në të cilat jan shkruar disa porosi:

Organizata   Lidhja për Sanxhakun  dëshiron të  tërheqë  vemendjen e opinionit  në siq vijon:

Në përgjithësi dihet shtetet   "amë" për gjat një shekulli  shqiptarëve dhe boshnjakëve ia kanë  kthyer  shpinën dhe injorojnë të drejtën e tyre për  Sanxhakun e tyre  dhe jetën  në të. Boshnjakët dhe shqiptarët e  Sanxhakut duke udhëtuar me  disa mijëra kilometra  për të shpëtuar jetën , duke kërkuar strehim, të cilëve iu kushtoi shum shtrenjtë, kryesisht në sajë të shteteteve në  të cilat janë  qytetarë pikrisht  të tyre - Serbisë dhe Malit të Zi.

 Gjendja është shqetësuese  sepse me dekada të tëra  në mënyrë brutale shkelen  haptas  të drejtat  themelore,  diskriminimi ekonomik dhe në  forma  të ndryshme të  asimilimit të  boshnjakëve  të Sanxhakut të cilin e  zbaton  Podgorica, posaqërisht  disa nga udhëheqja    e  Shoqatës së qytetarëve me origjinë nga Sanxhaku nuk parandalojnë  që  "Sanxhaklinjëve të  tyre" në mes të Sarajevës në vend që të shënohet  njëqind vjetori i gjenocidit, të konvertimit me dhunë të  boshnjakëve dhe shqiptarëve në Guci dhe Plavë,  organizojnë  ose ftojnë, për të festuar   Ditën Kombëtare të Malit të Zi.

Në përputhje me at që u tha më lart, Lidhja për Sanxhakun,  kundërshton me forcë aktivitetet  anti-sanxhaklinje të disa  anëtarëve të kësaj Shoqate, që kan për qëllim  që ta shuajnë , dhë të kalohet lehtë  mbi krimet e kryera ndaj popullsisë myslimane - shqiptare  në Sanxhak, thuhet në komunikatën e Lidhjes për Sanxhakun.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment