100 të rinj zviceranë këndojnë këngën "Po vijnë krushqit" (Video)

19.08.2013 (komentet: 0)

Do te ishte impresionuese të dëgjohet se si mbi 100 të rinj zviceranë këndojnë në mënyrë të saktë dhe me nivel artistik këtë këngë kaq të njohur tonën,sikurse mos te ishte pjesa instrumentale , e cila eshte serbe.

 

Tre kore të rinjsh, “Vocale+Cantat+iVox”, të tre pjesë e Akademisë së muzikës të Bazelit janë bërë bashkë dhe, nën dirigjimin e Susanne Würmli-Kollhopp, kanë interpretuar një numër këngësh popullore të popujve të ndryshëm.Në mesin këngëve tjera të zgjedhura ka qenë edhe kënga e njohur nga tradita shqiptare “Po vijnë krushqit”, transmeton albinfo.

Është impresionuese të dëgjohet se si mbi 100 të rinj zviceranë këndojnë në mënyrë të saktë dhe me nivel artistik këtë këngë kaq të njohur tonën.

Ndërsa bie në sy se pjesët instrumentale në mes të këngës “Po vijnë krushqit” janë marrë nga kënga e njohur serbe “Ajde Jano”.  

kliko:video

Kthehu mbrapa

Shto koment