1 NË 10 NJERËZ NË BOTË TË SHQETËSUAR SE FUNDI I BOTËS NDODH PASNESER!

20.12.2012 (komentet: 0)

Një në 10 persona është i shqetësuar se pasnesër bota ndoshta do të përfundojë, ani pse kjo tashmë u sqarua edhe nga NASA dhe fizikanë të tjerë se në fakt 21 Dhjetori është vetëm një përfundim i një cikli vitesh në kalendarin Mayan, fis ky që thuhet se ka ngjallë teorinë se bota përfundon pasnesër, mbi të cilin parashikim është bërë film dhe shumë shkrime.

Kalendari Mayan

 

 Po ashtu u demantua edhe fakti se nga 21 Dhjetori mund të ketë tre ditë errësirë, e që do të sjellë probleme të mëdha me energjinë. Studimi për shqetësimet e njerëzve janë nxjerrë nga Reuters, raporton BBC. Një prej shkaktarëve të ngjalljes së frikës, dhe në fakt shkaktari kryesor është interneti, rrjetet sociale sidomos, në të cilat ka shumë shkrime dhe shpërndarje të informatave të pasakta.
Një prej rrëfimeve ka qenë së një fshat në Francë, Bugarach, është një nga vendet që do të mund të jetë shpëtimi i njerëzve dhe që nga raportimi për këtë, ka pasur vërshim të vizitorëve. BBC, raporton se autoritetet atje kanë ndaluar ngjitjen në majën e malit, duke evituar turmat. 

Kthehu mbrapa

Shto koment