Ibra e takon fansin e tij, djaloshin që po vdes

03.10.2013 (komentet: 0)

Zlatan Ibrahimovic e ka treguar edhe një herë anën e tij humane. Sulmuesi i Paris Saint Germainit ka udhëtuar drejt Sarajevës, për ta takuar një djalosh boshnjak të quajtur Hajrudin Kamenjas, i cili është I sëmurë me leukemi dhe është duke i kaluar ditët e fundit të jetës.

 

I riu e ka shprehur dëshirën të takohet me yllin e futbollit suedez, që ka prejardhje boshnjake, kur i ka mbetur vetëm një muaj jetë, siç kanë konstatuar mjekët.

Nëna e tij, Amela Kamenjas u ka thënë gazetave suedeze se dëshiron që tani djali i saj të vdes në shtëpi, mirëpo jo para se t’ia plotësojë ëndrrën për ta takuar Ibrahimovicin.

Ajo ka rrëfyer se djali i saj e thërret atë “Ibrakadabra”, dhe në internet gjithmonë shikon për lajmet e fundit për të. Ngjarja e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze, në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali dhe Suedi ndërsa dëshira e tij e fundit më në fund ka arritur edhe te Ibra përmes organizatës humanitare, “Light of Tomorrow”.

Kjo e ka shtyrë ish futbollistin e Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit, që ta marrë rrugën drejt kryeqytetit boshnjak, për ta takuar djaloshin e pafat.

“Unë marr kërkesa të tilla çdo javë. E vetmja diferencë në këtë rast se ata i kanë përdorur mediat. At shohim se çka mund të bëj. Unë gjithmonë mundohem që t’i bëj të gjithë të lumtur. Të shohim se çka mund të bëj për të. Ndihem keq. Kur çdokush është i lumtur, unë jam i lumtur gjithashtu”, deklaroi Ibra për Aftonbladet.

Kthehu mbrapa

Shto koment