Hyrja në qeveri, dominim mbi Sanxhakun?

12.07.2012 (komentet: 0)

Hyrja në qeveri, dominim mbi Sanxhakun?Rasim Lajiq, një hap para hyrjes në qeverinë e Ivica Daçiqit, dhe arësyeja kryesore për këtë është që të mos lejojë Myftiun Muamer Zukorliq për të marrë nën kontrollë Sanxhakn, shkruan Alo.

Liderit   të Partisë Social Demokratike të Serbisë Rasim Lajiq i mungon vetëm edhe  drita e gjelbërt e liderit  të demokratëve gjegjësisht ish presidentit   Boris Tadiq, me të cilën këto ditë bisedoi për ofertën e progresistëve të Nikoliqit. Ljajiq siq konfirmoi  për "Alo!" vendimin përfundimtar do ta merr deri në fund të kësaj  jave.

- Kam biseduar me Tadiqin dhe e kam  informuar atë që më është  ofruar hyrja në qeveri. Pa pëlqimin e DS, si partner të koalicionit tim, nuk  do ta bëja. Tadiq dhe unë kemi  rënë dakord që për disa  ditë  të analizojmë  situatën. Deri të dielen do të prononcohem - tha Ljajiq për "Alo".

Ndërsa motivi i garniturës qeverisëse për ta thirrur Lajiqin në qeveri është sigurimi i shumicës solide në parlament, ndërsa ministri aktual i Punës dhe Çështjeve Sociale dëshiron të mbajë pozitën në Sanxhak. Në rast  të përgjigjjes negative të Lajiqit , kualicioni qeverisës  sipas të gjitha gjasave veq ka përgaditë terenin për të bashkpunuar   me faktorët tjerë politikë në Sanxhak - Sulejman Ugljanin dhe Muamer Zukorliqin.

Nga ana tjetër, Boris Tadiq nuk është krejtësisht indiferent ndaj partnerit  të tij të koalicionit që ta liroj të hyjë në qeveri, sepse me këtë  do ta  parandalonte forcimin Myftiut Zukorliq, i cili me veprimet e tij radikale i ka shkaktuar kokëçarje të madhe. Ljajiç, siq bënë të ditur  "Alo"  e ka marrë dritën e gjelbër  nga nji  pjesë e kreut të   PD  së Tadiqit, por është ende duke pritur fjalën e fundit, megjithatë nga  kreu i partisë Boris Tadiq.

/Kokajpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment