Në axhendën e Parlamentit Europian Rezoluta për integrimin europian të Serbisë do të jetë kah fund i marsit, raporton e përditshmja beogradase Blic.

Rektori i Universitetit Internacional, Mevlud Dudic dhe themeluesi i këtij institucioni myftiu Muamer Zukorlic, i cili ishte rektori i parë, në vazhdimësi kanë akuzuar qeverinë e Serbisë se akreditimi i këtij universiteti është stërzgjatur për shkaqe politike. Dudic shton se Komisioni për akreditim i ka
shkaktuar dëme të mëdha Universitetit International të Novi Pazarit.

Udhëheqësit e këtij Universiteti dëshmojnë se kaherë i kanë plotësuar kriteret për akreditim, por poashtu edhe nga Komisioni për akreditim disa here u janë përgjigjur negativisht duke u arsyetuar se vlerësimi është krejtësisht sipas ligjit, dhe kinse janë të pavarur, që s'kanë asgjë të bëjnë me politikën dhe sipas tyre Universiteti Internacional nuk i përmbush kushtet për akreditim.

Universiteti Internacional në Novi Pazar është themeluar si shoqatë e Vakufit. Në këtë universitet, i cili ka një degë në Beograd, Nish dhe disa qytete tjera të Serbisë stiudijojnë mijëra studentë.

Çështja e akreditimit nuk është çështje politike por thjeshtë profesionale – thuhet për të përditshmen “Novosti” nga Komisioni për Akreditim.

“Procesi i akreditimit të Universitetit Internacional ka zgjatë një kohë të gjatë, kemi pasur takime të shumta dhe kemi qenë të gatshëm për të ndihmuar, por nuk plotësojnë kërkesat themelore, dhe më në fund u refuzuan”. Stafi udhëheqës i këtij universiteti theksojnë se krejt kjo është për çështje politike. Arsyeja e mos akreditimit e arsyetojnë gjëja për shkak se “nuk kanë numër të nevojshëm të mësimdhënësëve të përhershëm dhe me referenca jo përkatëse”. /Përgaditi: Ismet Azizi/