Hillary Clinton Lë Spitalin

03.01.2013 (komentet: 0)

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u lirua nga spitali të mërkurën në mbrëmje, pasi mjekët thanë se ishte bërë "përparim i mirë" në shërimin e saj nga një mpiksje e gjakut pranë trurit.

Hillary Clinton, 65-vjeçare, u shtrua të dielën në një spital në New York, për të trajtuar një trombozë në mes të trurit dhe kafkës.

Ajo u largua nga spitali, të mërkurën rreth orës 6:30, shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton dhe vajza e tyre Chelsea. 

Ajo u shfaq e zbehtë, por e qëndrueshme, me flokët e saj të lëshuara pas dhe një shall gri rreth qafës, për t’u nisur  për në shtëpinë e saj Westchester County, në ndenjësen e pasme të një furgoni të zi, raporton Daily News.

"Ekipi mjekësor i saj e këshilloi se është duke bërë përparim të mirë në të gjitha frontet, dhe ata janë të bindur se ajo do ta rimarrë veten plotësisht”, tha Philippe Reines, zëvendës-ndihmës i sekretares së Shtetit, Clinton.

Reines tha se Clintoni e ka vlerësuar "kujdesin e shkëlqyer" që ajo ka marrë nga mjekët, infermierët dhe stafi në spital.

"Ajo me padurim po pret të kthehet përsëri në zyrë", tha Reines, i cili nuk dha hollësira mbi orarin e Clintonit.

Kthehu mbrapa

Shto koment