Hillari Klinton "do të shërohet plotësisht"

01.01.2013 (komentet: 0)

Mjekët në spitalin ku po trajtohet sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, kanë shfaqur shpresën se ajo do të shërohet plotësisht.

description

Mjekët në spitalin ku po trajtohet sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, kanë shfaqur shpresën se ajo do të shërohet plotësisht. Klinton është pranuar të dielën në spital, pasi ka pësuar trombozë. Mjekët kanë bërë të ditur se tromboza ndodhet në një venë në mes të trurit të saj dhe kafkës, prapa veshit të djathtë. Ata kanë thënë se Klinton nuk ka pësuar dëme neurologjike dhe se “po bën përparim të shkëlqyer”.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment