Haziri në festimin e 70 vjetorit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe

10.05.2013 (komentet: 0)

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lutfi Haziri i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , në një vizitë zyrtare ishte edhe në festimin e 70 vjetorit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.

Në këtë shënim të këtij përvjetori kryetari Haziri u prit edhe nga senatori De Consini dhe drejtori i Zërit të Amerikës për Euro Azi z. Elez Biberaj.

Deputeti Haziri edhe një herë u sigurua nga Senatori De Consini se përkrahja e SHBA-së për Kosovën nuk do te mungojë në asnjë mënyrë.

Deputeti Haziri falënderoj miqtë tanë amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme dhe miqësore që ky shtet ka bërë dhe vazhdon ta bëjë për popullin shqiptar. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment