Haziri në Austri, pritet nga kryetari i Parlamentit z. Karlheinz Kopf

20.02.2015 (komentet: 0)

 Displaying austri.jpg

 

 Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Stockerau Austrisë, ku dje janë pritur nga kryetari i dytë i Parlamentit Federal të Austrisë z. Karlheinz Kopf.

 

Në kuadër të këtij takimi, është biseduar për mundësinë e zhvillimit ekonomik të Gjilanit dhe Anamoravës, ndaljes së migrimit ilegal si dhe mundësinë e bashkëpunimit më të madh të Gjilanit me disa komuna të Austrisë.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se Komuna e Gjilanit ka krijuar një ambient të mirë për bizneset, duke krijuar lehtësira për investitorët e huaj sepse kjo përkthehet me një zhvillim të ekonomisë dhe me krijim të vendeve të reja të punës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme delegacioni nga Komuna e Gjilanit të cilit i prin kryetari Lutfi Haziri do të takohet me kryetarin e qytetit Stockerau z. Helmut Laab, do të vizitoj Dhomës së Tregtisë në Stockerau, si dhe do të ketë vizita të tjera të rëndësishme, ku do të shikohet mundësia e bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment