Haziri e Veliu kërkojnë mbështetje nga Gjermania për zhvillimin ekonomik lokal

27.02.2015 (komentet: 0)

Displaying haziri-gjermani.jpg

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë, ku janë pritur në Parlamentin e Nord Westfalen, në takim me deputetin e Landit Volker Munchof.

 

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri, tha se ndjehet i nderuar që po viziton Velbertin, duke shfaqur gadishmërinë për të ndërtuar një partneritet mes Gjilanit dhe Velbertit, ndërsa ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e madh për shtetin gjerman për ndihmën që ka dhënë dhe po jep për Gjilanin dhe për Republikën e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu falënderoi mikpritësit për pritjen e rezervuar për ta dhe shprehu dashamirësinë e tij për deputetin Volker Munchof, për të cilin tha se është një mik i mirë i qytetit të Podujevës.

Nga ana e tij, deputeti i landit Volker Munchof shprehu gatishmërinë të bëhet edhe një hap më tutje drejt konkretizimit të bashkëpunimit në mes Velbertit dhe Gjilanit e Podujevës në shumë lëmi, nga e cila do të përfitonin qytetarët e të dyja komunave në ngritjen e ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Poashtu, kreu i Gjilanit dhe ai i Podujevës kanë vizituar edhe CDU-në, ku u pritën nga shefi i Grupit Parlamentar të CDU në Velbert Manfred Boltz, meqë rast u diskutua për gjendjen politike dhe socio-ekonomike në Kosovë, si dhe për migrimin ilegal.

Të dyja palët u deklaruan se thellimi i bashkëpunimit dhe rritja e përkrahjes nga shteti Gjerman për zhvillimin ekonomik të Republikës se Kosovës, si dhe vazhdimi i përkrahjes në rrugën e anëtarësimit të Kosovës ne Bashkimin Evropian do të ketë impakt direkt në ndaljen e migrimit ilegal.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment