Hartman: Bildt nuk duhej të vinte në Sarajevë

07.04.2012 (komentet: 0)

Pse erdhe në Sarajevë, t’i ke thënë se Millosheviqi është djalë i mirë?!

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, i cili shumë herë ishte edhe në Kosovë, e që njihet për deklaratat e tij pro serbe, dje ka qëndruar në Sarajevë për të shënuar 20 vjetorin e rrethimit të këtij qytetit dhe për të përkujtuar 11.541 viktimat. 

Në sheshin kryesor të qytetit ishin vendosur 11.541 karrige të kuqe ndërsa para tyre parakalonte suedezi Bildt, derisa dikush e vrejti prezencën e tij. Ishte ish- zëdhënësja e Tribunalit të Hagës Florenc Hartman. Asaj nuk i pëlqeu aspak prezenca e suedezit.

“Nuk është dashur të vinte në Sarajevë. Është dashur të vijë, atëherë kur ka mundur të bëjë diçka”, iu tha ajo gazetarëve, që ishin në takim. " Ai nuk meriton të jetë sot këtu. Kur ka mundur të bënte diçka, ai thoshte se Millosheviqi është një djalë i mirë, dhe kjo është e shkruar edhe në transkripte,” ka thënë ajo.

Bildt nuk kishte ndërmarr asgjë për katër vjet në mënyrë që të shkurtojë vuajtjet e njerëzve në Sarajevë që ishin të rrethuar nga serbët.

Kthehu mbrapa

Shto koment