Hapet toka në Florida, një gropë e madhe “thith” një vilë me 24 banesa

15.08.2013 (komentet: 0)

Në momentin kur ka filluar zhytja, brenda vilës kanë qenë 20 persona, të cilët janë evakuuar së bashku edhe me banorët e ndërtesave fqinje

CLERMONT FLORIDA : Një gropë e madhe thithëse, e cila vlerësohet të jetë 40 deri 50 feet (këmbë) ose 18 metra në diametër dhe 4.5 metra e thellë, ka gëlltitur një vilë, duke shkatërruar një më shumë se gjysmën e saj në një zonë turistike të Floridës qendrore. Autoritetet vendore thanë se “vila u shemb pjesërisht dhe nisi të rrëzohet herët të hënën, ndërsa një tjetër seksion i vilës ishte fundosur, qysh të dielën në mesnatë”.

NEWS-ORLANDO-SINKHOLE-10-OS-760x445

 

 

Beqir Sina

 

Zjarrfikësit ishin ata që ia mësynë të parët , para policisë dhe autoambulancave duke evakuuar njerëzit dhe pastaj ndërtesat përrreth.

“Rreth 30 përqind nga vila tre-katëshe është shkatërruar në orën 03:00 të mëngjesit në rrethin e Summer Bay Resort në Florida”, tha shefi i Batalionit Lake County Fire Rescue, Tony Cuellar, për Associated Press .

Në këtë ndërtesë  gjenden 24 hyrje dhe në momentin kur ka filluar shkatërrimi i saj brenda vilës kanë qenë 20 persona, të cilët për shkaqe sigurie janë evakuuar së bashku edhe me banorët e ndërtesave fqinje

Presidenti për Zhvillimin Turistik, të Floridës, Paul Caldwell, tha se :”Ky shtet ka rregulla të forta ndërtimi. Kështu që edhe kjo ndërtesë iu nënshtrua testimit gjeologjikë, kur ajo ishte ndërtuar rreth 15 vjet më parë, duke treguar se kishim të bënim me një terren të jetë e qëndrueshme, dhe se nuk ka pasur shenja para dielës se një gropë thithëse ishte në zhvillim.” Ai tha se të gjithë banorëve të prekur nga fatkeqësia u ishin dhënë dhoma të tjera.

Randall Orndorff i Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara tha se në zonën midis Tampa dhe Orlando, ka të ashtuquajtura shpesh “rrugicë gropash”, katër të tilla të tjera janë raportuar që në pranverë. Por asnjera prej tyre nuk ishte kaq shkatërruese.

Summer Bay është përshkruar në faqen e saj si një nga zonat më luksoze turistike në Florida me vila, condominiums, shtëpi me dy dhoma gjumi për pushime dhe dhoma standarde. Summer Bay ka një bar- klub atrium të madh dhe pishinë të jashtme, si dhe me një liqen 64-acre.

Duke shtuar se Florida ka një problem të gjatë dhe të vazhdueshëm me gropat e medha sinkholes, të cilat shkaktojnë miliona dollarë dëme në vit për shtetin . Më 1 mars, një gropë thithëse përfshiu një shtëpi në Seffner, rreth 60 milje në jugperëndim të Summer Bay Resort, duke fundosur edhe një njeri i cili ishte në shtratin e tij duke fjetur gjumë. Trupi i tij kurrë nuk u gjet, megjithë kërkimet që zgjatën disa ditë.

Fatmirësisht vdekjet dhe lëndimet e tilla janë të rralla dhe gropat thithëse shumica janë të vogla dhe dallohen nga aparaturat sizmike se sa shpejt mund të zhvillohen me kalimin e kohës.

Kthehu mbrapa

Shto koment