Hapet klasa e gjuhës shqipe në Priazovski të Ukrainës

28.09.2016 (komentet: 0)

 

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Priazovski të Ukrainës

Në Priazovski të Ukrainës është hapur një klasë në gjuhën shqipe, pasi që aty jeton një pjesë e komunitetit shqiptar.

 

Ambasadorja e Shqipërisë në Ukrainë, Shpresa Kureta ka marrë pjesë në përurimin e kësaj klase duke iu dhuruar nxënësve libra për mësimin e gjuhës shqipe.

Për hapjen e kësaj klase ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetin social Twitter./Indeksonline

Kthehu mbrapa

Shto koment