Hapen klasat e para në gjuhën shqipe në Çamëri

05.12.2016 (komentet: 1)

 

 arta-1

Kryetarja e LMSHG-së, Anila Kila, jep lajmin e gëzuar për fëmijët shqiptarë në Artë dhe në Atikë. Klasat për mësimin e gjuhës shqipe do të jenë në shkollat publike të dy qyteteve.

 

Në qytetin e Artës dhe të Atikës, do të ketë klasa në gjuhën shqipe. Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila. Klasat për mësimin në gjuhën shqipe do të jenë brenda shkollave publike në qytetin e Artës dhe Atikës. Kryetarja e LMSHG-së, ka falenderuar autoritet e bashkive në dy qytetet si dhe mësuesit e angazhuar në këtë mision.

 

lgsh

 

Me gëzim të madh ju njoftoj se sot mora lajmin për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe në mjediset e shkollës publike nr. 8 të qyetit të Artës dhe gjithashtu mora lejen për fillimin e mësimeve në mjediset e shkollës publike nr. 1 në Spata të Atikës. Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMSHG-së ka bërë që të fitojmë besimin e pushtetit lokal këtu, në Greqi dhe të vazhdojmë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre. Falënderoj nga zemra pushtetin lokal të bashkive në Arta dhe Spata – Artemisë, për ndihmën e madhe, duke na bërë të mundur zhvillimin e mësimit në mjediset e shkollave publike dhe mbështetjen për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Falënderoj mësuesen e kursit të MPGjSh-së në Arta, zonjën Sonila Todo, për përpjekjet e saj dhe i uroj në emër të të gjithë kolegëve: Punë të mbarë! Falënderoj gjithashtu edhe zotin Anastas Kozdine, kryetarin e Shoqatës “Përmeti”, për ndihmën e madhe që ka na ka dhënë!

Me respekt, Anila Kila, kryetare e LMSHG-së” shkruan Kila, në facebook.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga hamid kryeziu | 06.12.2016

Lajm mase i pritur nga shqiptaret, sidomos te shqiptareve te Greqise.Pershendetje LMSHG !
Nje studente,mesuese e ardhshme, nga Negovani me p-at thene:"Negovani thuaja se e tera eshte shqiptare.Shkollimi eshte ne greqisht.Ne kishe flitet vetem greqisht.Ne nuk dome te kemi probleme me greket per shkek te gjuhes ashtu sic keni ju me serbet".Po, te dashur mesues,kjo pedagoge shqiptare frigohet nga greket te flase gjuhen e emes dhe per hire tge tyre e flet eedhe gjuhen e tyre.
Me te drejte z. Rama kerkon te drejta te barabarta pvaresisht nga ajo se a hidherohet Greqia apo jo. Rama nuk kerkon teritore greke por kerkon qe shqiptaret ne Greqi te jene pjestare te barabarte te popujve greke.
Shoqata LMSHG duhet ndihmuar.