Hap i madh për Daçiqin i vogël për Serbinë

18.12.2013 (komentet: 0)

Predrag Simiç tha se data për fillimin e negociatave është një hap i vogël për Serbinë dhe se nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë praktikisht njohje e pavarësisë së Kosovës .

 

" Data për fillimin e negociatave është një hap i madh për  Daçiqin (kryeministër i Serbisë) , por i vogël për Serbinë.  Daçiqi është sigurisht njeriu më i lumtur, sepse e arriti  atë që nuk mundi ta bëjë as  Gjingjiqi , Koshtunica dhe Tadiçi  - që nga  një parti që pesëmbëdhjetë vjet ishte në prag të mbijetesës ka arritë në parti që do të fillojë negociatat me BE-në , "tha Profesori i Fakultetit të shkencave politike në Beograd  Predrag Simiq, për agjencinë Beta .

Siç vlerësoi, Serbia do të jetë më i sigurt si një kandidat për anëtarësim në BE, por pas vendimit , i cili  " sipas të gjitha gjasave gjasa do të miratohet në Këshillin Evropës  " , buxheti do të reduktohet , në mënyrë që Serbia nuk do të merr  as 200 euro milionë në vit , siq  ka marrë deri më tani .

 " Para se të hyjë në  BE , Serbia dhe Kosova do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje detyruese  e cila parasheh mos ndërhyrjen- sulmin nga asnjëra as pala tjetwr, e që praktikisht është njohje e pavarësisë së Kosovës. Prandaj , kjo është një fitore , por ndoshta " fitore e Pirros ",  përfundoi Simiq .

 Greqia  si kryesuese e  Bashkimit Evropian në Bruksel dje ka njoftuar ministrant e  jashtëm të BE-në  se  planifikon që më  21 janar të thërrasë një konferencë ndërkombtare të BE-së dhe Serbisë , me  të cilën fillojnë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE .

 I pyetur nëse qëndrimi në  konkluzionet e seancës së sotme të ministrave të BE-së se  Serbia  para se të hyjë në BE duhet të nënshkruajë një marrëveshje ligjore për zgjidhjen e marrëdhënieve me Prishtinën do të thotë që në njëfarë mënyre Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës , kryetar i seancës , ministri lituanez Linas Linkeviqijus tha dje se një marrëveshje e detyrueshme do të jetë e nevojshme në të ardhmen .  

 

Ismet Azizi/xlpress.tv

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment