Haiti njeh pavarësinë e Kosovës

11.02.2012 (komentet: 0)

Haiti e njeh pavarësinë e Kosovës. Njohja i është konfirmuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

 

Sipas një komunikate MPJ-së, ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konference të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Haiti.

“Haiti është shteti i 87 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet vjen ne kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, theksohet në komunikatën e MPJ të Kosovës. /Zëri/

Kthehu mbrapa

Shto koment