Haga liron Ramush Haradinajn

09.05.2012 (komentet: 0)

Fundi i kësaj jave mund ta gjejë Ramush Haradinajn në shtëpi, pasi Shkalla e parë e Gjykatës në Tirbunalin e Hagës për Krime Lufte të kryera në ish Jugosllavi ka marrë vendimin që ai mund të pres në liri vendimin përfundimtar për rastin e tij.

Lajmin ia kanë konfirmuar Kohës Ditore burime të afërta me rastin, duke shtuar se vendimi nuk është kundërshtuar as nga prokuroria e Tribunalit. Aktgjykimi përfundimtar rreth rastit pritet të shqiptohet në fund të qershorit, pasi itë më parë gjykata ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të prokurorisë dhe mbrojtjes, ndërsa seanca përfundimtare të mbahet me 25 dhe 26 qershor. 
Ramush Haradinaj është kthyer në para Tribunalit të Hagës për rigjykim të pjesshëm vitin e kaluar, pasi ishte liruar në prill të vitit 2008.

Askush nga zyrtarët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, e as të ekipit të avokatëve mbrojtës të Haradinajt nuk kanë dashur të komentojnë lajmin për lirimin e tij.

Kthehu mbrapa

Shto koment