Gucia e fiton statusin e Komunës (Foto)

27.02.2014 (komentet: 0)

Gucia është komunë e re e Malit te Zi në bazë të ndryshimeve të Ligjit për organizimin territorial, te cilin e kanë miratuar sot deputetët e Parlamentit republikan .

Për miratimin e Ligjit kane votuar 53 deputete ,kurse i përmbajtur ishte përfaqësuesi i klubit te partive shqiptare ,Genci Nimanbegu. Ne mbledhje nuk morën pjese deputetet e Frontit demokratik, për shkak te bojkotimit te punës se Parlamentit tash disa dit.Zgjedhjet në komunën e sapoformuar do të mbahen në të njëjtën kohë kur do të mbahen në Plavë nga përbërja e së ciles po ndahet.

Gjatë seancës së sotme para se të votohej Ligji për organizim territorial u zhvilluan diskutime.Ministri i punëve të brenshme Rashko Konjeviq deklaroi se në gjithë rastet ku do të ketë interesim për formim të komunave të pavaruara, si dhe në Komunat Urbane të Tuzit dhe Gollubovcit  MPB do të ketë qëndrim pozitiv.

Genci Nimanbegu (Forca) tha se Gucia përbëhet nga dy Bashkësi lokale, në njërën nga këto dy Bashkësi Shqiptarët e përbëjnë shumicën.-”Askush nuk i ka konsultuar ata nëse është në interes të tyre apo jo- ka thënë Nimanbegu. Ai poashtu tha se gjatë referendumit askush nga shqiptarët nuk ka qenë prezent që të shohin se si po “mbushen kutitë”.

Husnija Shaboviq(PDS) tha se beson se Qeveria do të hapë në Guci disa përfaqësi të institucioneve shtetërore me cka do të krijoheshin kushte për punsim në komunën e re. Ai gjithashtu tha se pret që diaspora të jep kontributin e sajë.

Xhavid Shaboviq (PSD) tha se nuk mundemi dhe nuk duhet të mbështetemi vtëm te diaspora të cilët edhe i kemi mërzitur  me kërkesat për donacione, mendoj se Gucia duhet ndihmuar jo vetëm të bëhet komunë por edhe të mbijetoj-ka shtuar Shaboviq.

Bashkëvendas nga diaspora përgjithsisht të komunitetit boshnjak, pothuajse nga e gjithë bota ishin drejtuar për në Guci qe të kremtojnë rikthimin e komunës.Festimet kishin filluar nga dita e hënë në forma dhe mënyra të ndryshme. Sot deri sa po diskutohej në parlament për Ligjin që i mundëson Gucisë vetëqeverisje lokale, lokalet në qytetzën e Gucisë ishin të mbushur plot me qytetarë të cilët po e pritnin votimin e këti ligji me padurim.

Duhet theksuar se ky festim organizohet nga Këshilli organizativ i Bashkësisë lokale të Gucisë the qytetarët që i’u bashkangjitën këtyre festimeve ishin gati tëgjith nga komuniteti boshnjak pa përjashtuar të tjerët. Kishte edhe parakalime me vetura nga Gucia deri në Plavë dhe anasjelltas,ku valviteshin flamuj malazez, boshnjak,të sanxhakut,shqiptarë etj. Kurse në një kënd piqeshin në  helli mish viçi e qingji.Festa qëndrore filloi në ora 17:00 në sheshin e qytetit me koncertin e Beki Bekiq.Pritet që festa të vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit nëpër lokale të ndryshme.

Kujtojmë se Kuvendi komunal i Plavës, miratoi vendimin për iniciativën e Komunës së Gucisë me 24 gusht 2012 dhe dorëzoi studimin e fizibilitetit pranë Ministrisë së Brëndshme. Më 8 janar të vitit të kaluar në referendumin konsultativ ,33% e votuesve në gjith teritorin e komunës së Plavës  kërkuan që Gucisë ti kthehet komuna. Pragu ishte 30%. Partitë shqiptare, organizatat e ndryshme në vend e diasporë ishin kundër kthimit të komunës Gucisë duke arsyetuar se kjo është e dëmshme për shqiptarët, ndarja në dy komuna pason minimizimin e ndikimit të tyre në këtë pjesë. Edhe numri i votuesve shqiptar ishte minimal rreth 7%.

Portali MalësiaJonë.com ka raportuar vazhdimisht për çështjen e komunës së Gucisë  që nga miratimi nga Qeveria i kësaj iniciative, kërkesa e banorëve të Gucisë që të shpejtohet me dhënjën e komunës , procedura nga Ministria e brendshme e deri te Kuvendi.

Kthehu mbrapa

Shto koment