Greqia në prag të njohjes së Kosovës
15.08.2015 (komentet: 0)
Në pakon e kushteve që Greqia duhet t'i përmbushë në mënyrë që të marrë ndihmë financiare nga Perëndimi është njohja e Kosovës, mëson nga burime të shumta diplomatike e përditshmja beogradase "Blic"
Artikujt gjithnjë e më të shpeshtë në shtypin dhe paralajmërimet e analistëve dhe politikanëve grek se "Kosova është një betejë e humbur për Serbinë", kanë prapavijë e tyre. Për shkak të gjendjes financiare të plagosur në të cilën gjinden, Greqia është e detyruar të luaj sipas notave të financuesve perëndimore.
- Duhet të ndodhë mrekullia që Greqia në muajt e ardhshëm, më shumë se një vit, që mos ta njoh Kosovën. Një arritje serioze duhet bërë diplomacia serbe që Athina zyrtare të tërhiqet nga njohja ose të paktën ta prolongoj - thotë një nga bashkëbiseduesit të "Blic".
Kushtet të cilat Athina zyrtare do të duhet t'i plotësoj në mënyrë që të merr të holla shumë të nevojshme nuk janë vetëm ato ekonomike, por edhe politike.
Shto koment