Grenada njeh Kosovën

25.09.2013 (komentet: 0)

Vendndodhja e Grenades

Grenada është shteti i fundit që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Kjo ka ndodhur në New York ku për vizitë zyrtare po qëndron Kryeministri Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

 

  

 

Këtë e bënë të ditur përmes rrjetit social Twiter, Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.

Grenada është shtet dhe ujdhesë pranë Amerikës latine. Këtij shteti i takon ujdhesa Grënada me një sipërfaqe prej 3102 si dhe ujdhesat jugore Grënadeze që së bashku zënë një sipërfaqe prej 344 km2. Për kryeqytet ka qytetin e Shën Gjergjit, Saint George's që në vitin 1970 kishte 8600 banorë (7,500 më 1999). Gjuhë zyrtare e vendit është gjuha angleze ndërsa monedhë shtetërore është dollari i karibit lindorë (ES$) me qindarkën e quajtur cent.

Detarët  nga Kolumbia, në vitin 1498 zbarkuan në këto ujdhesa dhe i quanin koncepcion (Conceptión). Nga viti 1674, Grënada bie nën sundimin e francezëve dhe pas Paqes së Parisit kalon në duar të britanezëve si koloni e tyre. Brenda viteve 1967-1974 ishte anëtare e Shteteve të Mbledhura të Indisë Perëndimore dhe nga këtu doli si shtet i pavarur.

Sipas kushtetutës së datës 7 shkurt 1974, Grënada është shtet i pavarur brenda komonveltit britanik dhe nga shtatori i vitit 1974 anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues i mbretërisë është një qeveritar i përgjithshëm (Gjeneral guvernator). Ana legjislative e shtetit përbëhet nga senati dhe nga shtëpia e përfaqësuesve. Senati përbëhet nga 13 senator të zgjedhur nga qeveritari i përgjithshëm ndërsa shtëpia e përfaqësuesve përbëhet nga 15 delegat të zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Drejtë zgjedhje të delegatëve kanë gjithë shtetasit më të moshuar se 18 vjet. Anën ekzekutive të shtetit e përfaqëson kryeministri i emëruar nga qeveritari i përgjithshëm si dhe nga ministrat që i zgjedhë kryeministri i emëruar.

Toka e ujdhesave të shtetit të Grënadës goditet shpesh nga tërmetet. Kryesisht është e mbuluar me pyje të endura dhe ndodhet në një lartësi mbidetare deri në 840 metra. Në sipërfaqe sundon klima e tropeve e cila sjell temperatura mesatare prej 28 gradëve si dhe reshje shiu të vazhdueshme nga qershori deri në dhjetor.

Degët kryesore të ekonomisë së Grënadës përpos tregtisë janë kultivimi i bananeve, i kakautë, i palmave të kokosit, i bibernave (dallohet i quajturi muskat) si dhe i panxharsheqerit.

Në vitin 1975 thuhej se kishte rreth 100 000 banorë, kryesisht zezak dhe mulaten. Si duket numri i popullsisë në këtë vend ka ra në 89,260(2002)   - (198 -ta në botë).

xlpress.tv/Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment