Gratë jo zvicerane lindin 40% të foshnjave, prijnë kosovaret

01.10.2014 (komentet: 0)



 

Nga gratë evropiane që janë bërë nëna gjatë vitit të kaluar 26.7% kanë qenë nga vendet e ish Jugosllavisë. Ne këtë kategori, nënat nga Kosova përbëjnë 41.9 për qind
 


Afër 40 për qind të grave që janë bërë nëna gjatë vitit 2013 në Zvicër, janë të lindura jashtë Zvicrës dhe kjo përqindje ka treguar një trend rritjeje gjatë viteve të fundit.

Janë dy faktorë që tregojnë arsyen pse përqindja e grave të huaja që kanë lindur fëmijë është më e madhe se ajo e zviceraneve. Së pari, në mesin e grave të huaja janë më shumë të përfaqësuara gratë që e kanë moshen e lindjes në krahasim me në mesin e grave zvicerane. Po ashtu gratë e huaja  edhe krahasuar me ato zvicerane të moshës për lindje, kane një mesatare më të lartë të lindjeve.

Një publikim të Zrës Federale për Statistikë (BFS) merret me problemet shëndetësore të  fëmijëve të grave jo zvicerane. Lindjet e parakohshme, pesha e vogël e të posalindurve, komplikimet perinatale ose vdekshmëria e foshnjave janë disa nga problemet që te nënat e huaja paraqiten më shpesh se te ato zvicerane.

Publikimi shënon në hollësi krahasimet në mes të nënave të huaja dhe atyre zvicerane nga njëra anë dhe nënave të huaja në mes tyre, duke u mbështetur në kritere të ndryshme.

Në vitin 2013 në Zvicër kanë jetuar 900 mijë femra me shtetësi të huaj, që është 22.1 për qind e popullatës femërore të vendit. Në vitin 1990 përqindja ka qenë 14.4%. Por, me rritjen e përqindjes së grave të huaja, është rritur edhe më tepër (mbi proporcionin)përqindja që ato e bëjnë në mesin e grave që kanë lindur fëmijë. Nga 19.6% që kanë qenë në vitin 1900, përqindja e tyre është ngritur në 38.7% në vitin 2013.

Gratë nga vendet evropiane përbëjnë 29.2% të të gjitha grave në Zvicër ose tri të katërtat e grave të huaja që kanë lindur fëmijë në vitin 2013. Por nga gratë evropiane që janë bërë nëna gjatë vitit të kaluar 26.7% kanë qenë nga vendet e ish Jugosllavisë (Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Sllovenia  dhe Mali i Zi). Ne këtë kategori, nënat nga Kosova përbëjnë 41.9 për qind, ato nga Maqedonia 23.4%, nga Serbia 19.4% etj.

Pas tyre vijne gratë nga Gjermania me 18.9% at nga Portugalia (13.00%), Italia (8.7%), Franca (6.8%) etj.

/albinfo.ch/

Kthehu mbrapa

Shto koment