Gordon: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

07.07.2012 (komentet: 0)

Zyrtari i lartë amerikan i bëri thirrje Serbisë që të pranojë "realitetin" e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.



"As ne, as Bashkimi Evropian nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë", ka thënë ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe të Euro-Azisë Filip Gordon, në kuadër të një samiti rajonal që po mbahet në Dubrovnik.

"Megjithatë, Serbia do të duhet të kuptojë realitetin se Kosova është një vend demokratik, sovran, i pavarur e multi-etnik brenda kufijve aktualë“, është shprehur Gordon.

"Beogradi duhet t’i japë fund mbështetjes për strukturat e paligjshme paralele dhe strukturat gjyqësore në pjesën veriore të Kosovës, si dhe duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë,” ka thënë Filip Gordon.

Kthehu mbrapa

Shto koment