Google njeh Kosovën

14.01.2013 (komentet: 0)

Shërbimi më i famshëm i hartave në botë, Google Maps, ka përfshirë edhe Kosovën si shtet të veçantë.

 

Kur përdoruesit e Google Maps e shkruajnë emrin “Kosovo”, në hartë paraqitet harta e shtetit tonë, e ndarë nga Serbia.
Tani, duhet të presim që në listën e shteteve të njohura ndërkombëtarisht të përfshihet edhe Kosova, posaçërisht online, ku ne deri para pak kohësh kemi “vuajtur” për njohje.

Të nderuar lexues të Telegrafi.com, ju lutemi na tregoni se në sa vende tjera shteti ynë është përfshirë në listën e shteteve, që të mund të raportojmë për ato, si dhe të kontribuojmë që vendi ynë të njihet sa më shumë, dhe nga sa më shumë organizata ndërkombëtare të cilat kanë rëndësi të veçantë, sikurse gjiganti i teknologjisë, Google. 

Kthehu mbrapa

Shto koment